“Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur

30/01/2026 19:09

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin i ka rrëfyer një histori Gimbos.

Ajo u shpreh se një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci.

Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB