Dita e pestë e testeve të Barcelonës në Formula 1 u mbyll me triumin e Ferrarit dhe Leëis Hamilton. Piloti britanik i Kokëkuqes Italiane shënoi kohën më të mirë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 16 sekonda e 348 të mijtat duke e ulur me 246 të mijtat kohën e regjistruar nga Lando Norris.

Por jo vetëm kaq, në fakt koha e regjistruar nga 7 herë kampioni i botës ishte edhe koha më e shpejtë absolute e të 5 ditëve të testeve duke përmirësuar me 97 të mijtat kohën e  vendosur nga George Russell një ditë më para me Mercedesin e tij me makinën gjermane që mbetet ‘mbretëresha’ e pistës katalanase, por që nuk mori pjesë në testet e kësaj dite të fundit. Ndërsa në sesionin e mëngjesit, kohën më të mirë e regjistroi piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc që bëri edhe një bilanc të paraqitjes së Ferrarit përpara testeve të radhës në Bahrein

‘E kryem të gjithë programin e përcaktuar, duke shtyrë pak në kërkim të limiteve të makinës-tha Leclerc-Jemi të kënaqur. Ishte një shakedoën i mirë për ne pavarësisht kushteve të motit dhe risive të makinave. Fituam eksperiencvë me motin me shi dhe kjo ndihmon në rastet kur të kemi fundjava me shi. Tani jemi të përqendruar te Bahreini. Ka shumë entuziazëm, jo vetem te Ferrari por te të gjithë për të parë sesi pilotët dhe skuadrat do të përshtaten me këtë rregullore të re dhe për të maksimizuar atë që tani është një paketë e re sidomos në aspektin elektrik. Përpara testeve në Bahrein do të analizojmë të dhënat e mbledhura dhe do të kthehemi te simulatori. Do të duhet të studiojmë sidomos lidhjen mes pistës dhe simulatorit për të kuptuar nëse realiteti i ështe afruar simulimit’.

Pas mbylljes së testeve në Barcelonë, që ‘pagëzoi’ 10 nga 11 skuadrat që do të garojnë në Botërorin e Formula 1, vëmendja do të jete te dy sesionet me nga 3 ditë secila të Bahreinit në mesjavat e muajit shkurt, kur grupit do t’i bashkohet edhe Williams që më në fund i zgjidhi problemet që kishte me makinën e re të saj. Sesioni i parë i testeve në Sakhir International Circuit do të jetë në 11-13 shkurt, ndërsa sesioni i dytë në 18-20 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB