Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Korenë e Jugut, ku një grua ka dyshuar për tradhti dhe ka sulmuar bashkëshortin e saj, duke i prerë organin gjenital dhe duke e hedhur atë në tualet, në një akt dhune të përshkallëzuar nga xhelozia.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2024, kur gruaja 58-vjeçare, ka sulmuar bashkëshortin e saj 50-vjeçar, i cili kishte qenë duke pirë alkool dhe ishte gjetur duke fjetur në një kafe.
Ajo përdori një mjet të mprehtë për t’i prerë organin gjenital të tij dhe më pas e hodhi atë në tualet, duke i shkatërruar mundësinë e ribashkimit kirurgjik, sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë.
Pas sulmit të tmerrshëm, burri u transportua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni që shpëtoi jetën e tij. Sidoqoftë, ai ka pësuar dëmtime të qëndrueshme fizike dhe psikologjike. Megjithatë, ai ka arritur një marrëveshje me gruan dhe ka kërkuar nga gjykata një dënim më të butë për të, duke u shprehur se e kupton gjendjen emocionale të saj dhe kërkon një vendim të butë.
Për këtë akt brutal, gruaja u dënua me 7 vite burg.
Sipas hetimeve, sulmi ishte planifikuar nga gruaja pas dyshimeve për tradhti, dhe ajo kishte kërkuar ndihmën e vajzës së saj për të spiunuar bashkëshortin, duke përdorur një hetues privat për të ndjekur lëvizjet e tij me GPS.
Top Channel