Tragjedia me 40 viktima natën e ndërrimit të viteve, një person i katërt bëhet pjesë e hetimeve për zjarrin në Crans-Montana

29/01/2026 21:04

Një person i katërt është shtuar në hetimin për masakrën tragjike të Vitit të Ri në Crans-Montana, Zvicër, ku zjarri i shpërthyer në Konstellation vrau 40 persona dhe plagosi 116 të tjerë.

Pas hetimeve për Jacques dhe Jessica Moretti, si dhe për Ken Jacquemoud, ish-kreun e sigurisë për bashkinë zvicerane, tashmë është nën hetim Cristophe Balet, drejtori aktual i sigurisë publike të bashkisë.

Balet, i cili ka një eksperiencë të gjerë si shef zjarrfikës në komuna të tjera në Valais, u thirr nga zyra e prokurorit të Sionit për t’u marrë në pyetje më 6 shkurt. Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që familja Moretti do të thirret përsëri për të dhënë dëshmi lidhur me akuzat për vrasje dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Sipas informacionit të dhënë nga RTS, hetimet kanë zbuluar se zjarri i tragjikshëm u shkaktua nga një ngjitës veçanërisht i ndezshëm, që u përdor për të fiksuar panelet thithëse të zhurmës në tavanin e bodrumit të klubit Konstellation. Ky material u shpall si jashtëzakonisht i ndezshëm, çka shkaktoi shpërthimin që shkatërroi ambientet e brendshme të bodrumit brenda disa sekondash.

Hetimet e thelluara nga Departamenti i Hetimeve Penale të Institutit të Shkencave Mjekësore të Zyrihut dhe Zëvendës Prokurorja Catherine Seppey po përpiqen të zbardhin shkakun e vërtetë të katastrofës dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë.

Ky incident tragjik ka tronditur Zvicrën dhe ka lënë pas një humbje të madhe, me shumë viktima të rinj, përfshirë gjashtë djem italianë që humbën jetën në këtë zjarrë. Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa komuniteti kërkon drejtësi për viktimat e kësaj masakre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB