“Po flet për një fëmijë që ka ndërruar jetë”/ Gimbo debaton ashpër me Rogertin, banori: E shikon sa i ligë je?

29/01/2026 19:20

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother Vip 5 mes dy banorëve, Rogertit dhe Gimbos.

Gjatë debatit, Rogerti e ka pyetur Gimbon për ngjarjen tragjike që i ndodhi këngëtarit dhe fituesit të Big Brother Vip 4, Gjestit, i cili para pak muajsh humbi vëllanë e tij 15-vjeç në një aksident.

Ndërkohë, Gimbo u shfaq shumë i prekur dhe nuk e priti aspak mirë pyetjet e Rogertit.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Si ndodhi situata që ndodhi fatkeqësia e Gjestit? Dua ta di si ndodhi, se nuk e kam lexuar.

Gimbo: Ti mendon se unë për atë histori flas para kamerave, o i pa fytyrë, ti nuk je në vete, ti prek në familjen e një fëmije 15-vjeçar, o pa fytyrë, o qen, a je në vete, o psikopat, o maniak. Mua të më përmendësh ti atë o legen, ti më përmende një fëmijë 15-vjeç.

Rogerti: Nuk përmenda gjë unë.

Gimbo: Më përmende nja gjë që ka ndodhur, ti luan me fatkeqësinë e dikujt, o ti budalla, o legen.

Rogerti: Desha të dija historinë.

Gimbo: Çfarë historie, ti je budalla, a je psikopat, a je maniak, a je burrë, a je mashkull.

Artani: Mos u merr me të.

Rogerti: Përmenda një ngjarje, të kam bërë një pyetje.

Gimbo: Si nuk të vjen turp, i pa fytyrë.

Rogerti: Dua ta di more.

Gimbo: Si mund të flasësh për një fëmijë i cili ka vdekur 15-vjeç në mënyrë tragjike, o qen, o i pa fytyrë.

Rogerti: Të isha si ti, kisha dalë, nuk kisha ardhur të degjenerohem këtu.

Gimbo: Unë i dal zot të gjithë atyre familjeve që i ka ndodhur një fatkeqësi e tillë, edhe ti e përdor, o qen, e shikon sa i lig je.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB