Rasti ‘Vinicius’, Thuram sulmon Mourinhon: Njeri i vogël, në fjalët e tij ka superioritet dhe narcisizëm të bardhë…
Humbja e Realit të Madridit në Lisbonë ndaj Benficas regjistroi shumë histori dhe episode të brendshme dhe një prej këtyre ishte ai që pati si protagonist Arda Güler të cilin trajneri Arbeloa e zëvendësoi në minutën e 79 kur rezultati ishte 3-2 për Benfica.
Futbollistit turk nuk i pëlqeu aspak fakti që duhet të linte fushën e lojës dhe nuk e fshehu aspak. Ai iu drejtua stolit të skuadrës së tij dhe duke hapër krahët në dy raste u pa të thoshte: ‘gjithnjë unë, gjithnjë unë’
Mjaftoi një humbje e rëndësishme dhe e dhimbshme për të kuptuar se sic ndodhi me Xabi Alonsin, skuadra vazhdon të jetë pa kontrollin e trajnerit pavarësisht ardhjes në stol Alvaro Arbeloa.
Humbja me Benfica e zbriti Realin e Madridit jashtë Top-8 me skuadrën merenges që edhe këtë sezon do të luajë në playoffin e Ligës së Kampioneve
Top Channel