Mercedes po ‘tregon muskujt’ që tani, teksa në ditën e katërt të testeve të Barcelonës ishte më i shpejti. Në sesionin e pasdites, George Russell ishte i paarritshëm teksa regjistroi një superkohë prej 1 minutë 16 sekonda e 445 të mijtat pas 78 xhirove të kryera.

Koha e Russell ishte e tillë sa ishte e pamundur për t’u thyer as nga shoku i tij i skuadrës, Andrea Kimi Antonelli që u rendit në vendin e dytë me 636 të mijtat më shumë se britaniku. Madje piloti italian ishte i vetmi që kishte një kohë më të ngadaltë nën 1 sekondë. Kohën e tretë më të mirë e shënoi Charles Leclerc me Ferrari, që gjithsesi ishte shumë larg Russell me 1.778 sekonda më shumë se Russell pas 83 xhiro.  Vetëm 48 xhiro kreu Oscar Piastri me McLaren, me australianin që shënoi kohën e katërt më të mirë në këtë ditë testesh i ndjekur nga Lindblad me Racing Bulls në vendin e 5.

Klasifikimi vijon me Lewis Hamilton më Ferrari me kohën e 6 më të mirë i ndjekur nga Liam Laëson me Racing Bulls, Sergio Perez me Cadillac ⁠dhe ⁠Lance Stroll me Aston Martin, por ky i fundit kreu vetëm 5 xhiro në këto teste

Rezultatet në testet e Ditës së 4-t

  1. George Russell Mercedes 1:16.445
  2. Kimi Antonelli Mercedes +0.636
  3. ⁠Charles Leclerc Ferrari +1.778
  4. ⁠Oscar Piastri McLaren +1.974
  5. ⁠Arvid Lindblad Racing Bulls +2.006
  6. Leëis Hamilton Ferrari⁠ +2.209
  7. ⁠Liam Laëson Racing Bulls +2.395
  8. Sergio Perez Cadillac ⁠+4.579
  9. ⁠Lance Stroll Aston Martin +29.959

Testet e Barcelonës do të mbyllen këtë të premte, por pilotët do të kryejnë teste të tjera këtë radhë në Bahrein në 11-13 shkurt dhe 18-20 shkurt, ndërkohë që sezoni i ri në Botërorin e Formula 1 do të nisë në 6-8 mars me Çmimin e Madh të Formula 1.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB