E bujshme, Kristjan Asllani largohet nga Italia, është lojtari më i ri i Beshiktash-it! Ndërkohë që në këtë sezon dimëror, në sportet e tjera, një pjesë e kompeticioneve futbollistike janë në fazën e përgatitjeve fizike, pas kanë mbyllur fazat e para, në ski është mesi i sezonit dhe stresi psikologjik dhe fizik është në maksimum, ka edhe sporte të cilat zhvillohen në kushte shumë më komode, siç është shahu.
Sporti i ashtuquajtur i të zgjuarve, konsiderohet një stërvitje për mendjen dhe efikasitet I lartë sidomos tek fëmijët. Në edicionin e shtatë të kampionatit Shah Mat, morën pjesë 120 fëmijë nga mosha 8 deri në 18-vjeç duke u përballur në mosha të ndryshme.
Sot të luash shah nuk është më thjeshtë një kalim kohe, por padyshim një përgatitje e të rinjve për volume e mëdha arsimore.
“Mbi 120 fëmijë të moshës 8 dhe 18 garuan me shumë emocion, në këtë vit është future edhe në shkollat e tiranë. Mbi 15 shkolla tashmë shahun e kanë lëndë mësimore me zgjedhje jo të detyrueshme, kjo ka sjell edhe një masivizim të këtij sporti tek fëmijët. Ky sport ndikon shumë mirë tek fëmijët sidomos për logjikën, mënyrën e të menduarit dhe fokusin”, u shpreh Lambi Pasku, trajner shahu.
Ndërkohë që në pak sporte pjesëmarrësit din të sillen ndaj kundërshtarit edhe kur humbasin, ndërkohë në shah, me sa duket ja mësojnë fëmijëve që në hapat e parë të kësaj loje sfiduese individuale.
“Kam rreth një vit që merrem me shah, sot mora pjesë në kategorinë U12, ndeshjen e humba, por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë”, tha një prej fëmijëve.
Top Channel