Berisha denoncon Ramën në Strasburg: Bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e Ballukut
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn është takuar me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, të PS-së dhe PD-ë.
Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada thotë se VanHorn i përgëzoi deputetët, teksa ata nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).
Ata do udhëtojnë në disa shtete amerikane, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta.
“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).
Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.”-shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.
Top Channel