Video/ “Jam fansja jote numër një”, reperja e famshme shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump
Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn Beckham, raportohet se përfiton një pagesë mujore prej 1 milion dollarësh nga babai i saj miliarder, Nelson Peltz. Zbulimi është bërë nga një burim i cituar gjatë një bisede në podkastin britanik The Rest Is Entertainment.
Gazetarja Marina Hyde, gjatë paraqitjes së saj në podkast, tha se ekziston një kontrast i qartë mes mënyrës sesi familjet Peltz dhe Beckham mbështesin financiarisht fëmijët e tyre.
“Nga ajo që dëgjoj, familja Beckham i jep Brooklyn para, por jo në shuma të mëdha. Ata dëshirojnë që ai të qëndrojë në këmbët e veta dhe të bëhet i pavarur. Ndërsa Nelson Peltz, ndoshta do ta mohonte publikisht, kam dëgjuar ta thotë vetë: ‘Unë i jap vajzës sime një milion dollarë në muaj’”,-u shpreh Hyde.
Nelson Peltz zotëron një pasuri neto të vlerësuar rreth 1.6 miliardë dollarë, dukshëm më të lartë se ajo e familjes Beckham, e cila vlerësohet rreth 680 milionë dollarë.
Pikërisht kjo diferencë financiare, sipas Hyde, ka ndikuar që Brooklyn Beckham të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore, diçka që prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, nuk e kishin parashikuar.
“Victoria dhe David nuk mendonin se Brooklyn do të nënshkruante një kontratë paramartesore, por kjo ndodhi për shkak të pasurisë shumë më të madhe të familjes Peltz”,-shtoi gazetarja.
Nelson Peltz nuk ka kursyer as në dasmën madhështore të vajzës së tij me Brooklyn Beckham në vitin 2022, për të cilën raportohet se shpenzoi mbi 3.5 milionë dollarë.
Ceremonia luksoze u mbajt në rezidencën familjare në Florida dhe u cilësua si një nga dasmat më të bujshme të showbiz-it atë vit.
Udhëtimi i Nelson Peltz drejt pasurisë së madhe nisi kur ai dhe vëllai i tij Robert morën në dorë kompaninë e shpërndarjes së ushqimeve të ngrira të babait të tyre. Biznesi u zgjerua me shpejtësi, ndërsa në vitet 1980 ai e rriti ndjeshëm ndikimin financiar duke blerë Triangle Industries, të cilën e shiti me sukses në vitin 1988.
Zbulimet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te raportet mes dy familjeve të famshme dhe mënyra se si dallimet financiare mund të ndikojnë në marrëdhëniet personale dhe vendimet jetësore të çiftit Beckham–Peltz./TAR
Top Channel