Selin nuk e takoi pas mesazhit të vëllait? Miri: Duhet të më jepje forcë mua, edhe nëse nesër s’kemi lidhje…
Keisji u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.
Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.
Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.
Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë.
Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë.
Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh ai.
Top Channel