Selin nuk e takoi pas mesazhit të vëllait? Miri: Duhet të më jepje forcë mua, edhe nëse nesër s’kemi lidhje…
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ishte parashikuar të mblidhej sot në orën 12:00 për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”-thuhet në vendim.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për çështjen Balluku.
Mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.
Siç mësoi TCH gjatë mbledhjes SPAK paraqiti një USB me 16 mijë faqe prova për të argumentuar arrestimin e zv.kryeministres Balluku. USB-ja iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Gjatë mbledhjes u mësua gjithashtu se avokatët e Ballukut kërkuan 2 javë kohë për të shqyrtuar materialin e USB-së ndërkohë Prokuroria e Posaçme tha se 3 ditë janë të mjaftueshme.
Top Channel