‘Laborator’ kokaine në Firence me vlerë 700 mijë euro, në pranga një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti, që nga arrestimi i tij më 4 korrik 2024, me urdhër të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ish-ministri pretendonte se vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, asaj të Apelit, si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkonte kthimin e çështjes për rigjykim. Megjithatë, trupa gjykuese nuk gjeti shkelje që të justifikonin shfuqizimin e masës së arrestit.
Ilir Beqaj u emërua në vitin 2021 në krye të SASPAC dhe sipas prokurorisë së posaçme, ai dhe disa prej vartësve të tij dyshohet se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes përdorimit të faturave fiktive, duke abuzuar me fondet e ndihmës së Bashkimit Evropian.
Paralelisht me hetimin për abuzimin me fondet e SASPAC, ish-ministri përballet edhe me një tjetër akuzë për shpërdorim detyre, që lidhet me kontratën koncesionare për pajisjet kirurgjikale.
Top Channel