Formula 1/Alpine konfirmon: Chris Horner gati të investojë në skuadër
Pas xhirove të para me SF-26 në Barcelonë, Leëis Hamilton dha disa përshtypje për Ferrarin e ri. Piloti anglez konfirmoi optimizmin e shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.
Pas një xhiroje demonstrative në Fiorano, javën e kaluar, Ferrari ditën e martë përshkoi kilometrat e para në pistën e Montmelo në testet parasezonale. Hamilton, në mënyrë të veçantë, xhiroi gjithnjë në pistë të lagur.
‘Ishte një ditë shumë impenjative sepse nisi të bjerë shi në orën 10:30-tha Hamilton për kanalet zyrtare të Formula 1-të kuptuarit si mund të bësh gomat të funksionojnë ishte vërtet shumë produktive. Besoj se të dy ne bëmë rreth 120 xhiro. Duke marrë parasysh se ishte pistë e lagur dhe ishte edhe flamuri i kuq, mendoj se është një rezultat shumë solid, kështu që jam shumë me të vërtetë krenar për të gjithë në fabrikë që e sollën makinën në këtë pikë. Kemi marrë shumë informacione për makinën. Duhet të vazhdojmë kështu, ka shumë, shumë punë për t’u bërë, por ishte një ditë e parë e mirë. Dua të them, mund të shkonte shumë më keq. Të mbyllësh ditën e parë pa shumë probleme të rëndësishme…Bëhet fjalë vetëm për përmirësime të vogla që po kërkojmë t’i bëjmë’
Tani Hamilton shpreson që të tentojë makinën në pistë të thatë pasi sipas tij është e dobishme për të kuptuar bilancimin e saj dhe të kuptojë si të përdorë më mirë baterinë gjatë xhiros, si ta rikarikojë e gjithë të tjerat.
Top Channel