“Ai më vlerëson mua”, Greta përballet me deklaratat e Kristit në Dhomën e Rrëfimit, banori: Ajo më jep bezdi

28/01/2026 00:38

Raporti mes Gretës dhe Kristit duket se nuk shkon në të njëjtën linjë.

Ndërsa Greta deklaron se mes tyre ka një raport të mirë dhe se ai ka vlerësim për të, nga ana tjetër Kristi në Dhomën e Rrëfimit ka deklaruar se nuk i beson miqësisë së saj dhe se mendon se ajo i shërben lojës së Selin dhe Mirit.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Greta po i jep bezdi.

Pas shfaqjes së klipit, Greta iu drejtua duke i thënë se nuk i është afruar Kristit për të favorizuar lojën e Selin dhe Mirit, por se e vlerëson atë.

Kristi, ndërkaq, shprehet dyshues për arsyen se përse Greta i qëndron pranë dhe e ka shpëtuar në zinxhir.

“Nuk është paranojë, por të mendosh më shumë seç duhet”, shprehet Kristi kur i thuhet se është futur në “paranojë” me këto dyshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB