“Vëngun e detyruan të më sjellë kafenë, Delinën të bëjë petulla”, satira e Gjekmarkajt: Zegjineja mendueshëm si poete, Korreshi na doli piktor

27/01/2026 16:15

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika kërkon ndjesë për mungesën e gjatë dhe sjell në vëmendje ngjarjet e mëdha.

Një sërë ngjarjesh kanë ndodhur teksa autori i “Kronikës” mendoi të pushonte brinjet e drobitura nga betejat e shumta, t’i jepej heshtjes si murg i ngratë në mungadën e tij të vetmisë.
Ndodhitë kanë rënd që të shkojë haka tek i zoti!

Babua një ditë të bukur më quajti “aset pozitiv”, punë e madhe për diversionin mendova, fillova festen e ahengun!

I veshur me atë autoritet Vengun e urdherova që çdo ditë të më sjellë kafenë, të ma bëjë të mirë, pështyva u tha të piu e zeza se ta kepus veshin ju hakerreva!
Delines te me beje petulla e saken se i ftohen rruges , ti mbuloje me nape!
Nikon vetem e qortova lehte se gjate mungeses dy mujore, Kostaqit i rrembyen divane, karrige, dy shishe mjalte qe i mbante per te embelsuar gojen , ne zyre vetem librat i kishin lene rrah e krah se ato shkatojne alergji ne Kuvend! E porosita mos e ler evlane në këmbë , në dorë te fyellit Genc Gjonçaj se do ju marr zet te dyve me rrabat! Jo tha Niko mazallah me doren time do ja bej mobiljet e reja se ka nje zdrukthtari të mirë e të lirë në Korçë!
Sypetrit Malajt i hoqa një çok kokes he teveqel , teveqel i thashë sillu mirë se të shkarkova, pisk e ke punën se je pak mendjelehte e kopuk !

Gonxhes i bëra një kërcënim me dorë duke imituar të rrahurën paq- ngriti supet për të më thënë ç’ke o vëlla?

Ta kesh more zullap i thashë se e rrahura të bën mirë si buka për aq shakllaban sa je , ja i zure vendin edhe Margaritit e hape varr në mide !

Mamices i bera bene mos ja bej zemren levere Nallbasë, jo me Rutte kodoshin jo me dengla si ajo ku Fidani te mbante çadren se te pret gjëma ! Antonetes i lashe detyre te me beje nje torte me emrin tim e te ma sjelle nga Fieri se embelsirat ma qetojne xhanë!

Tezja që ymer e bereqet pastë e marrë nga ditët tona se nuk e dinim që ajo na paskësh sjellë lirinë me 8 dhjetor 1990, po meqenëse ajo e tha me gojë ne e besojmë e i ngjatetohemi.
E përshëndesim me një urraaa të majme.

Klosi theri desh e qingja për ditëlindje.
Mbushi 62 vjeç edhe njëqind.
Një karvan me të imta i sollën nga Mallakastra!
Njerit syresh ja këputi kokën mbi sofër se po i bënte shumë kakërdhi!
Në një anë ja mbante Buçkua nga këmbët, në tjetrën Antoneta nga brirët se kishte qënë zevzek e trazovac i madh.
Sofiani lëshoi një pasthirrme habie për veglat , o nënë o nënë të bëshme i paska firauni, sa Gonxhja në këmbë, gjynah të sakatohen të tillë xhevahirë, kush e di çfarë i ka punuar tufës.

Shokët e partisë mblodhi në mes të ngricës së Janarit po buka u bëhej nyje në fyt, lëmsh, kob!
Bela plot me derte në krye të tavolinës po të gjithë rënkonin sa po zgjat kjo – pse nuk bie, të marrim dhe ne ndonjë gjë, të ikin ministrat e saj, t’i ndajmë ne!

Dritaret i kishin mbyllur me derrasa të kryqëzuara nga pas.
Frika virane mos u shfaqej Gysi kopanisesi, i vuvoste!
Eh ka dorë të rëndë dreqi tha Ulësia.

U dëgjua një zhurmë!
Erdhi erdhiii erdhiii thanë, ikni ikni dritat rënkuan një zë dhe u futën nën tavolina të traumatizuar.
Tonit i mbeti shpatulla jashtë se është shëndoshur dhe qejfin e ka tek e ngrëna.
“Uluu uluu fshihu mor të fshifttë mortja fshihu” tek mundohej të merrte një mëlçi qingji, i ulërinin.

Pasi kaloi rreziku, Niko mori mandolinën në një trio me Damon e Çuçin për të kënduar “në moshë të dashurisë kur mbusha 20 vjeç”, por zëri i lagur nuk ndezi.
Aty këtu dyshemeja ishte qullur.

Ikën kohërat kur Mamica me Mimin di Puccini ja merrnin e ja kthenin me qashtësi e luzëm, duke rrënqethur mish e ngritur përpjetë qimet e trupit si heshta.
Babua i kishte bërë peshqesh një palë letra nga ato të mirat qe netet mos ti dukeshin te gjata qamet!

“Kronika” pas kësaj hyrjeje kthehet tek aktualiteti, tek seanca e sotme!

Gaz Bardhi magazinier dosjesh e informacionesh njefare Fusheje pa te kaluar shihte me qesendi here njerin here tjetrin i gatshem te leshoje zjarr e zift ! Taos i percelloi veshet! Njeri nga tanet u merzit aqesa kerkoi ndeshkim , duket ju dhims Tao!

O Rrapi, Rrapii… Rrapi more i thërriste Braçe Klosit qe fliste per suksesin e nje sporti te padegjuar ne keto ane !
Nje deputeti kuqalosh ngjitur skuqej edhe me nga kjo prishje e unitetit socialist!
Zeniqeja rrinte e menduar gjithë kohën si poete e serës së lartë!
Arkendi mbante shemime per të nxëne , i merzitur qe Toni po hesht dhe mangut i le ca dituri ! Kiduina i sillej rrotull nje habie filozofike!

Jorushi ishte mjaftueshem e gezuar pas suksesit te Protestes !
Saimir Koreshi qenkesh edhe piktor i mbaruar firauni jo vetem hokatar ! Nje portret i kishte bere Maznikut mbi kale si Napoleoni! Erjon Malaj degjonte me endje Ogin e here pas here madhengjehej!
Salianji virani me mori ne tel pas shume kohesh , levdoi gjithe boten ashtu siç di ai, saken se nxorri ndonje llaf te keq nga goja ! Mejtova kaq i bute e i bekuar sa eshte do ishte bere prift e do e therrisnim pader Salianji !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB