Një mënyrë nominimi ndryshe, Gretës i jepet mundësia të zgjedhë kë do të çojë në votim
Raporti mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Banori, prej kohësh është shprehur se ka një pëlqim për Brikenën, por kjo e fundit është shprehur se ai po e përdor këtë gjë për lojë.
Mateo: Situata është shumë e komplikuar dhe Brikena është vajzë e komplikuar. Siç ka ardhur loja, komunikimi ynë ka qenë në tension. Kjo është arsyeja pse kam dashur të qëndroja larg, sepse doja t’ia fitoja besimin pak nga pak.
Brikena: Besimi fitohet duke qëndruar unë në një cep e ti në një cep?
Mateo: Jo, unë kam ardhur të afrohem dhe ti largohesh.
Brikena: Për sa kohë mami im të ka dhënë dorën, atë çështje e kam mbyllur. Por që Mateo del e thotë unë kam pëlqim, kur tërë ditën nuk e shohim njëri-tjetrin në sy, ai nuk është pëlqim. Unë normal qëndroj larg, se kam dyshimet e mia. Një mashkull që ka një pëlqim sillet ndryshe. Unë s’po them të më bezdisë, por një mirëmëngjesi. Ky më flet vetëm kur dalin situata në Prime. Unë mendoj se Mateo po e shfrytëzon këtë gjë sepse nuk ka pëlqim për mua.
Mateo: Për mua ka qenë situata më shumë se e sikletshme.
Brikena: Ky del gjithmonë i prekur, se ka një pëlqim, ky si mashkull duhet të vijë vetë dhe të më thotë mua një mirëmëngjesi. Unë nuk kam shprehur pëlqim dhe jam shumë koherente me atë që kam thënë.
Mateo: Në momentin kur i afrohem Brikenës, ajo largohet. Mua më duket sikur e vë në siklet. Në shtëpi më kanë thënë që e përndjek. Mua më duket sikur e bezdis.
Brikena: Ta kam thënë, nuk kam pëlqim me ty. Nëse do të krijosh një raport miqësor me mua, duhet ta marrësh ti hapin e parë. Për mua je si gjithë banorët e tjerë. Mos thuaj që s’ke pëlqim kur gjithë ditën nuk hedh një shikim.
Top Channel