Një 30-vjeçar shqiptar me inicialet H.H., rezident në Itali, u arrestua në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të trafikuar një armë zjarri nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjatë kontrolleve në dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan në bagazhin e tij, përmes skanerit, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

30-vjeçari u vu në pranga në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB