Mbahet sot seanca për të arrestuarit nga protesta e 24 janarit e thirrur nga opozita.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se pritet të jepen masat e sigurisë për 18 të arrestuarve.

Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë.

Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë.

Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB