Duhej të ishte ndeshja e tij, ajo ku ai do të mund të tregonte se në Torino gabuan që e larguan. Paul Pogba donte që të ishte me çdo kusht në ndeshjen mes Monacos dhe Juventusit, por në fund ajo pulpë e mallkuar e detyroi atë të valvisë flamurin e bardhë dhe në mbrëmjen e kësaj të mërkure ai nuk do të jetë në fushën e lojës

Pas largimit mes polemikave nga Juventusi, verën e kaluar francezi zgjedh të rinisë gjithçka nga Principata me dëshirën e madhe për të lënë njëherë e mirë pas krahëve skualifikimin e tij për doping. Fillimisht ky skualifikim ishte me 4 vjet që u reduktua në 18 muaj, por në nëntor të 2024 erdhi edhe zgjidhja e kontratës me Juventusin. Paul Pogba do të donte një tjetër fund dhe gjatë prezantimit të tij te Monaco e tha hapur: ‘Nuk u treguan shumë të sjellshëm me mua. Klubi nuk ishte në anën time. Të ndjeja këtë ishte një goditje e rëndë për mua, nuk e kuptova pse’-ishin fjalët te francezit.

Sfida me bardhezinjtë, përfaqësonte rastin perfekt për të marrë revanshin por Pogba nuk pati fat në Principatë. Me Monaco ka luajtur vetëm 30 minuta në të gjithë sezonit; 5 minuta kundër Rennes në nëntor, 4 kundër PSG dhe 21 minuta ndaj Brest.

Së fundmi edhe drejtori i përgjithshëm i klubit foli për gjendjen e Pogba. Në një intervistë për ‘Le Monde’, Thiago Scuro hodhi dritë mbi situatën. ‘Plani i vënë në punë që nga mbërritja e Paul nuk po funksionon siç ishte parashikuar-tha Scuro-është shumë i prekur nga fakti që ka kaq shumë vështirësi që të jetë në dispozicion dhe të shtojë minutat e aktivizimit. Ai dhe skuadra po punojnë shumë për të gjetur zgjidhje’.

Me fjalë të tjera ‘Pogback’ i shumëpritur nuk do të ndodhë dhe tani mbetet të bëhet pyetja se kur dhe nëse kjo do të ndodhë. Por për një futbollist që ka fituar një Botëror, 4 tituj kampionë në Serie A dhe një Europa League, të gjithë urojnë një fund karriere krejt ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB