Video/ Leopardi i borës sulmon gruan që u përpoq të bënte selfie me të në Kinë 27/01 08:59
Një skiator spanjoll u vra nga një ortek në rajonin Tignes të Alpeve Franceze të hënën, ndërsa po bënte ski jashtë pistës.
Një helikopter me ekipe shpëtimi nxitoi në vendngjarje dhe e gjeti burrin fatkeq pa ndjenja. Pasi u nxor, ai u gjet i vdekur.
Shërbimi meteorologjik i Francës kishte lëshuar një paralajmërim për rrezik “të konsiderueshëm” për orteqe (kategoria 3) për Alpet veriore franceze dhe një rrezik “të lartë” (kategoria 4) për pjesën jugore të vargmalit dhe Pirenejtë.
Që nga fillimi i muajit, rreth 20 skiatorë janë vrarë nga orteqet në Alpe – në Austri, Francë dhe Zvicër.
Top Channel