Kalendari i javës së 20 të Kategorisë së Parë pëson një ndryshim.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp bën të ditur se sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit e programuar për t’u luajtur në 31 janar në orë n 16:30 afrohet me 1 ditë, pra do të luhet ditën e premte në 30 janar në orën 13:30 në stadiumin ‘Skënderbeu’

FSHF shpjegon se ky vendim është marrë për shkak te kushteve të motit që parashikohen të jenë të pafavorshme në Korçë ditën e shtunë kur ishte programuar të zhvillohej kjo ndeshje. Pas 19 javësh, Skënderbeu kryeson klasifikimin e Kategorisë së Parë me 44 pikë, ndërsa Kastrioti është në vendin e katërt me 27 pikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB