Vendimi final i gjykatës së apelit për “Agimin e Artë”, ishte një rrjet kriminal i organizuar 11/03 22:34
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se një foshnjë 12-ditëshe ka ndërruar jetë si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit ekstrem.
Sipas autoriteteve shëndetësore, foshnja vdiq në Spitalin e Fëmijëve Rantisi, në qytetin e Gazës.
Zyrtarët e ministrisë bëjnë të ditur se kjo është foshnja e njëmbëdhjetë që humb jetën nga ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta gjatë këtij dimri.
Gaza është goditur nga shira dhe temperatura të ulëta, duke thelluar mjerimin e shumicës së popullsisë së saj prej 2.2 milionë banorësh, të cilët jetojnë në tenda pas dy vitesh bombardime izraelite
Top Channel