Akti normativ/ Në mungesë të Berishës, deputetët e PS përplasen me njëri-tjetrin. Braçe: Si të votoj sot kryetar i grupit? Balla: S’ka amendamente, ose votohet ose rrëzohet
Milano Cortina 2026 përveç delegacioneve sportive përgatitet të presë edhe aparatet ndërkombëtare të sigurisë që mbartin me vete diskutime të shumta. Agjentët e ICE, agjencia federale amerikane e njohur për kontrollin e doganave dhe emigracionit, do të jenë në fakt të ftuar në mision në Itali për të udhëhequr delegacionin amerikan gjatë Lojërve Olimpike Dimërore që do të mbahen në 6-22 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës zyrtar i ICE.
Përsë vjen ICE në Milano-Cortina 2026 Objektivi i deklaruar për këtë bashkëpunim është mbështetja në shërbim të sigurisë diplomatikë të Departamentit Amerikan të Shtetit me synimin për të monitoruar dhe neutralizuar rreziqe të lidhura me organizata kriminale transkombëtare gjatë eventit. Pavarësisht peshës së pranisë amerikane, nota zyrtare deshi të sigurojë opinionin publik duke nënvizuar se të gjitha operacionet e sigurisë do të mbeten nën autoritetin e shtetit italian. Pra bëhet fjalë për një punë të inteligjencës dhe koordinimit teknik për të blinduar një manifestim sportiv global duke kërkuar bilancimin e nevojës për një mbikqyrje ekstreme me delikatesën diplomatike të kërkuar nga prania në territorin italian të një agjencie kaq kontroverse
Burime pranë ambasadës amerikane në Itali ditën e hënë konfirmuar lajmin: ‘Shërbimi i Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit luan një rol udhëheqës në cështjet e sigurisë së SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina. Ashti si në eventet e mëparshme olimpike, disa agjenci federale mbështesin Shërbimin e Sigurisë Diplomatike mes të cilave është Homeland Security Investigations, pjesa hetimore e ICE-kanë deklaruar burimet-Sic e vuri në dukje Departamenti për Sigurinë e Brendshme, sigurisht që ICE nuk kryen kontrolle të emigracionit në vendet e huaja. Me rastin e Olimpikeve, Homeland Security Investigations e ICE mbështet Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe vendit organizator në procesin e verifikimit dhe reduktimit të rreziqeve që mund të vijnë nga organizata kriminale transkombëtare. Të gjitha operacionet e sigurisë do të jenë nën autoritetin italian’
Top Channel