Adriano, i mashtrojnë nënën me IA, zemërimi i ‘Perandorit’: Do të vij e do të të kërkoj
Juventus e ka me ngut, ndërsa protagonistët duan të fitojnë pak kohë më shumë për të menduar. Bëhet fjalë për Kenan Yildiz dhe Luciano Spalletti që së bashku e kanë rritur nivelin e sezonit bardhezi me klubin që po kërkon me ngulm rinovimin e kontratës me të dy. Situatat janë të ndryshme, por objektivi është i përbashkët; duhet kuptuar koha e nevojshme.
Juventus, çfarë mungon për rinovimin e Yildiz? Duke parë skadencën e kontratës së Yildiz, askush nuk duhet të shqetësohet; 30 qershor 2029. Por dihet që në futboll e sidomos në merkaton e transferimeve shpejtësitë janë të ndryshme ashtu sikurse edhe mundësitë. Dhe në fakt, bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit turk po zhvillohen prej javësh aq sa arritja e objektivit nuk ka qenë kurrë kaq pranë. Kontrata e re do të skadojë në 2031 dhe paga do të rritet nga 1.5 milionë euro neto në 6 milionë për të barazuar Jonathan David. Pra, çfarë mungon? Sipas ‘Tuttosport’ është vetëm çështja e bonusit për firmën që mund të vijë në javët e ardhshme vetëm për të shuar sirenat që po vijnë nga Premier League.
Dhe kushedi se nëse në momentin kur Juventus do të publikojë zyrtarisht rinovimin me Yildiz dhe Luciano Spalletti do të bindet dhe të përafrojë bisedimet për rinovimin e tij. Situata e trajnerit është e qartë; i ardhur gjatë sezonit në vend të Tudor me një kontratë prej 8 muajsh, gjithnjë ka thënë se dëshiron të flasë për të ardhmen vetëm në fund të sezonit, një mënyrë kjo që e lejon klubin të vlerësojë më mirë punën e tij, por është edhe një mënyrë për t’u mbrojtur duke qenë se ai e di shumë mirë se si në vitin e ardhshëm nyk do të ketë më kohë për të ndërtuar, por objektivi do të jetë kthimi te triumfet dhe kështu që ai do garanci teknike në këtë aspekt.
Juve-Spalletti, të rejat e fundit. Spalletti e ka mahnitur tashmë John Elkann që dëshiron ta shndërrojë në farin juventin në sezonet e ardhshme, por për momentin trajneri toskan është frenuar. Jo për mungesën e besimit, por për ndershmëri. Në tryezën e tij është një kontratë deri në 2028 që e pret; sapo ai të bindet për të folur me klubin Comolli e Chiellini do të jenë gati. Dhe kështu Juventusi i së ardhmes do të mundë të rinisë nga binomi Yildiz-Spalletti.
Top Channel