Hansi Flick trajneri më i suksesshëm i Champions League, shihni çfarë rekordi mban gjermani…
Te humbjet radhazi në Ligën e Kampioneve e komplikuan shumë klasifikimin e Interit që deri përpara pak javësh e shihte veten në Top-8 që garanton kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve. Por tani ndeshja e kësaj të mërkureje ndaj Borussia Dortmund do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse zikaltrit do të kualifikohen direkt apo përmes playoffit.
Një diferencë kjo që nuk është e vogël edhe përsa i përket edhe objektivit tjetër, titulli kampion në Serie A pasi do të shërbejë edhe për të kuptuar më shumë në lidhje me përforcimin në merkato që ka kërkuar Chivu për krahun e djathtë
Inter, 1/8 e finaleve ose playoff; statistikat. Sipas statistikave, Inter ka 6.31% shanse që të kualifikohet direkt në 1/8 e finaleve dhe që këtu inkuadrohet mirë sfida në Gjermani. Në këndvështrimin statistikor, kjo ndeshje të bën të mendosh se nuk do të jetë për jetë a vdekje sepse sido që të shkojnë gjërat, zikaltrit nuk eliminohen nga Champions League. Sigurisht një pozicion më i mirë në klasifikimin e grupit unik do të garantonte të paktën në aspektin teorik një kundërshtar më të lehtë në playoff(edhe pse vitin e kaluar psh, Manchester City e kishte mbyllur Fazën e Ligës më vendin e 22…)
Inter, variabli Champions për titullin e Serie A. Në anën tjetër të qytetit, te Milani shpresohet që Inter të luajë në playoff, pra të ketë 2 ndeshje më shumë në garën për titull të Serie A me kuqezinjtë që për më tepër kanë 21 ndeshje me rezultate pozitive. Nëse në derbin e 8 marsit distanca mbetet 5 pikë apo do të reduktohet, atëherë parashikohet në duel i zjarrtë i Milanos. Ja se përse Interi duhet të fitojë në Dortmund duke shpresuar në ‘mrekullinë’ që të jetë në Top-8 për t’iu dedikuar kampionatit(pa harruar këtu as Kupën e Italisë në fillim të shkurtit) në 45 ditët e ardhshme
Inter-Perisic, përditësimet. Është edhe ndeshja e fundit brenda ndeshjes edhe pse nga Dortmundi duhet spostuar në Eindhoven ku PSV do të përballet me Bayernin e Mynihut. Nëse holandezët që për momentin janë në vendin e 22 me pikë të barabarta me 4 skuadra të tjera duke përfshirë edhe Napolin, do të eliminohet në Ligën e Kampioneve, kthimi i Ivan Perisic në Milano do të jetë më shumë sesa një mundësi
Top Channel