Ankimimi i qeverisë për Ballukun/ Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për vendim
27/01/2026 10:50
Pas rreth një ore gjyqtarët e Kushtetueses do të mblidhen për çështjen “Balluku”.
Gazetarja e Top Channel raporton se nuk dihet ende nëse gjyqtarët do të japin vendim apo jo.
Të enjten e shkuar, pezullimi nga detyra për llogari të SPAK të zëvendës kryeministres dhe ministres Belinda Balluku përplasi në gjykatën kushtetuese të treja pushtetet, ku secili prej tyre këmbënguli se me kazusin Balluku ishte ndërhyrë në territorin e vet.
Top Channel