Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e informacioneve nën dyshimin e manipulimit me vota në Drenas.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me datë 28.12.2025, ka vërejtur mospërputhjet lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit. Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, njofton prokuroria.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas rinumërimit të plotë të votave të kandidatëve për deputetë në këtë komunë ka mospërputhje me rezultatin e nxjerrë nga Qendra Komunale e Numërimit.

Nga manipulimi del se Fadil Demaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës i ka të shkruara 222 vota më shumë se sa që i ka marrë nga qytetarët.

Përveç për Demakun, votat e tjera të përshkruara me manipulim shkojnë maksimumi në 16 vota për Bedri Hamzën e PDK-së, 10 për Albin Kurtin e Vetëvendosjes e 13 për Naser Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mund të konsiderohen edhe gabime gjatë numërimit fillestar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB