Pamje të frikshme nga Selaniku, shpërthen tubacioni i ujit në qytet, disa të plagosur
Gjykata e Parë e Krimeve të Rënda të Romës dënoi Gianluca Molinaron me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-partneres së tij dhe nënës së djalit të tyre, Manuela Petrangeli.
Ngjarja kriminale ndodhi më 4 korrik 2024, në zonën e Via Portuense, kur ai e ekzekutoi atë me një armë gjahu.
Mediat italiane bëjnë me dije se shkaku i vrasjes ishte sepse autori nuk pranonte fundin e lidhjes së tyre.
Prokurorja Antonella Pandolfi shpjegoi se jeta e viktimës “u mor në duart e atyre që refuzuan të pranonin fundin e një marrëdhënieje, të një modeli të prapambetur dhe patriarkal që i sheh gratë si pronë”.
“Për tre vjet e gjysmë ai ushqente tërbim të verbër dhe një obsesion patologjik. Ai planifikoi ftohtësish dhe qartë eliminimin e nënës së djalit të tij. Mesazhet e tij zanore flasin më shumë se një mijë dëshmitarë”, shtoi prokurorja Pandolfi.
Top Channel