Video/ Forcat e armatosura indiane dhurojnë spektakël mbi motoçikleta, bëjnë akrobaci pa duar gjatë paradës ushtarake të Ditës së Republikës

26/01/2026 19:44

Akrobacitë spektakolare të motoçiklistëve gjatë paradës ushtarake të Ditës së Republikës së Indisë janë tashmë një traditë e përvitshme e forcave të armatosura indiane.

Qindra mijëra qytetarë ndoqën sot në Nju Delhi shfaqjen mbresëlënëse, ku motoçiklistë të ushtrisë formuan piramida me nga pesë dhe gjashtë persona mbi një motoçikletë me dy rrota. Të tjerë kryen hedhje nga një motoçikletë në tjetrën, ndërsa disa qëndronin mbi shalë pa prekur timonin, duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme dhe koordinim të përsosur.

Në paradë mori pjesë edhe një ekuipazh femëror, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u duartrokitur gjerësisht.

Të ftuarit e nderit të këtij viti ishin Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Prania e tyre vjen në një kohë kur India dhe Bashkimi Evropian janë në proces negociatash për një marrëveshje të rëndësishme tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB