Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit

26/01/2026 12:42

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e partisë për 31 janar në orën 12:00.

Mbledhja e Kuvendit të LDK-së vjen pas ofrimit të dorëheqjes nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku, i cili pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor tha se është i gatshëm të dorëhiqet, por dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë duhet ta aprovojë Kuvendi.

Në ndërkohë, deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur vetem Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës. Hoti pati paralajmëruar se do dorëhiqet nga pozitat drejtuese të partisë nëse Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje. Kësisoj, ai më 31 janar do të kërkojë besimin e delegatëve të LDK-së për të marrë pozitën e kryetarit të partisë.

Dorëheqje nga pozitat drejtuese të partisë pas rezultatit të dobët zgjedhor pati dhënë edhe Hykmete Bajrami, që njëkohësisht kërkonte edhe largimin e Abdixhikut nga pozita e kryetarit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pati rënien më të madhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke u renditur si fuqi e tretë parlamentare me 13% të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB