Qytetari izraelit mori në pyetje dy karabinierë nën  kërcënimin e armës, ministri i Jashtëm italian thërret ambasadorin e Izraelit dhe kërkon shpjegime

26/01/2026 20:13

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani thirri ambasadorin izraelit në Romë për shpjegime, ndërsa qeveria po përgatitet të ndërmarrë veprime në lidhje me sjelljen e një qytetari izraelit i cili kërcënoi dy karabinierë italianë dhe i detyroi të gjunjëzoheshin, nën kërcënimin e armës, pranë Ramallahut.

Karabinierët italianë kishin shkuar në zonë të dielën, në përgatitje të një misioni të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Bregun Perëndimor, në territorin e Autoritetit Palestinez.

Papritur, u shfaq një burrë i cili i ndaloi, nuk zbuloi identitetin e tij, nën kërcënimin e armës, dhe filloi t’i merrte në pyetje. Dy ushtarët italianë kishin pasaporta diplomatike, udhëtonin në një automjet me targa diplomatike dhe u përpoqën të ulnin tensionin.

Qytetari u kërkoi atyre të flisnin në telefon me një person të tretë i cili gjithashtu nuk zbuloi identitetin e tij dhe këmbënguli se ata duhej të largoheshin sepse ishin “në një zonë ushtarake”. Kjo, pas verifikimit, doli të ishte e pavërtetë. Burime qeveritare italiane raportojnë se dy burrat, përpara se të ktheheshin në konsullatën italiane, u detyruan të gjunjëzoheshin dhe t’u përgjigjeshin një sërë pyetjesh.

Italia pritet t’i kërkojë Izraelit të garantojë sigurinë e plotë të diplomatëve dhe personelit ushtarak të saj që ndodhen në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB