“Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën, faleminderit për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se protesta e 24 janarit u përball me një reagim dhune të pa justifikuar nga ana e strukturave shtetërorë.
Ai shton se përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar, i hedhur pa kriter përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Po ashtu demokrati kërkon sqarime të detajuara për rastet e arrestimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë rastin e rëndë të shoqërimit të një fëmije 10-vjeçar.
Reagimi i plotë:
Në protestën e datës 24 janar, qytetarë të shumtë u mblodhën në mënyrë paqësore për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat prej vitesh kanë minuar themelet e shtetit dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.
Kjo protestë qytetare u përball me një reagim dhune të pajustifikuar dhe disproporcional nga ana e strukturave shtetërore, duke reflektuar degradimin e një pushteti të kapur, i cili në vend të mbrojë qytetarët, vihet në shërbim të interesave kriminale.
Nën përgjegjësinë politike të narko-kryeministrit Edi Rama dhe nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u ushtrua dhunë e papranueshme ndaj protestuesve, përfshirë edhe fëmijë, të cilët u shoqëruan me forcë në ambientet e komisariateve. Këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të Kushtetutës dhe të standardeve demokratike që Republika e Shqipërisë ka detyrimin t’i respektojë.
Gjatë kësaj proteste, një qytetare u godit në mënyrë brutale nga forcat e rendit, duke pësuar dëmtime serioze fizike, përfshirë çarje në kokë, fakt i dokumentuar edhe në pamje filmike. Ky akt përbën përdorim të tepruar dhe të paligjshëm të forcës, që kërkon përgjegjësi të menjëhershme administrative dhe penale.
Po ashtu, është konstatuar përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar, i hedhur pa kriter dhe jashtë çdo proporcionaliteti, jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe ndaj qytetarëve që ndodheshin në banesat e tyre, përfshirë nëna me fëmijë dhe gra shtatzëna. Ky veprim përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe ngre shqetësime të mëdha mbi menaxhimin dhe kontrollin e mjeteve kimike nga Policia e Shtetit.
Është fakt publik se ky pushtet, nën drejtimin e narko-kryeministrit Edi Rama, ka shërbyer jo për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por si mburojë dhe eskortë për individë të lidhur me krimin e organizuar, përfshirë Ergys Agasin, i konsideruar gjerësisht si koordinator i strukturave kriminale. Kjo përbën deformim të rëndë të misionit kushtetues të Policisë së Shtetit dhe të vetë shtetit shqiptar.
Në të njëjtin kontekst të kapjes së shtetit, korrupsioni i institucionalizuar, i përfaqësuar nga figura kyçe të qeverisë si Belinda Balluku, ka prodhuar abuzime masive me fondet publike, projekte klienteliste dhe pasurim të paligjshëm, ndërkohë që qytetarët përballen me varfëri, pasiguri dhe mungesë shërbimesh bazë.
Vetëm pak ditë më parë, shumica parlamentare, përfaqësuar nga z. Niko Peleshi dhe narko-kryeministri Edi Rama, ndërmori masa ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës me pretendimin se ishte rrezikuar jeta e deputetëve për shkak të ndezjes së një tymuese në sallën e Kuvendit. Në kontrast të plotë, përdorimi masiv i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve, përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, nuk është shoqëruar me asnjë masë përgjegjësie ndaj autorëve.
Në cilësinë e Zëvendëskryetarit të Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme, kërkoj që Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, të paraqesë sqarime të plota dhe publike lidhur me:
• përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar ndaj qytetarëve;
• arsyet pse lëndë kimike të skaduara prej disa vitesh ndodhen ende në ambientet e Policisë së Shtetit dhe përdoren në operacione policore;
• rolin e Policisë së Shtetit në shërbim të individëve të lidhur me krimin e organizuar;
• procedurat e ndjekura për autorizimin dhe kontrollin e përdorimit të forcës gjatë protestës.
Gjithashtu, kërkohen sqarime të detajuara për rastet e arrestimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë rastin e rëndë të shoqërimit të një fëmije 10-vjeçar.
Po ashtu, duhet të shpjegohet pse, në ngjarje të rënda kriminale që ndodhin në objekte të sigurisë së lartë kombëtare, si aeroporti, mungon reagimi efektiv i strukturave policore, ndërsa ndaj protestave qytetare kundër korrupsionit dhe krimit, prania policore është masive dhe represive.
Dhuna ndaj qytetarëve, grave dhe fëmijëve është e papranueshme në një shtet demokratik. Degradimi i pushtetit deri në shërbim të krimit të organizuar dhe përdorim të forcës brutale ndaj qytetarëve përbën tregues të qartë të humbjes së legjitimitetit politik dhe moral të kësaj qeverie.
Opozita do të vazhdojë pa u stepur betejën e saj për rikthimin e rendit kushtetues, sundimit të ligjit, sigurisë së jetës dhe sigurisë ekonomike të qytetarëve, si dhe për vënien përpara drejtësisë të çdo zyrtari, përfshirë ministrat dhe drejtuesit e lartë, që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë cenuar interesin publik.
Çdo fond publik i vjedhur apo i keqpërdorur nga narko-pushtetarët do t’i kthehet qytetarëve përmes konfiskimit dhe ndëshkimit ligjor të përgjegjësve, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet.
Top Channel