Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

26/01/2026 14:11

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i thotë ‘mjaft’ urdhrave të Uashingtonit dhe kërkoi që çështjet e brendshme politike të vendit të zgjidhen nga vetë venezuelanët, pa ndërhyrje të jashtme.

Rodríguez, e cila mori drejtimin e vendit pas kapjes nga SHBA e ish-presidentit Nicolás Maduro në fillim të janarit, foli para një grupi punëtorësh të naftës në qytetin e Puerto La Cruz, ku theksoi se Venezuela duhet të zgjidhë konfliktet e saj politike dhe sociale pa diktate të huaja.

Mjaft me urdhrat e Uashingtonit ndaj politikanëve në Venezuelë,” tha ajo, sipas mediave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për dialog të brendshëm dhe unitet kombëtar. Rodríguez përsëriti se vendi nuk duhet të jetë nën ndikimin e fuqive të jashtme dhe se problemet duhet të zgjidhen në shtëpi.

Deklaratat e saj vijnë ndërsa administrata e SHBA-së nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Venezuelës, duke përfshirë kërkesa për rifillimin e prodhimit të naftës dhe partneritete ekonomike, pas operacionit ushtarak që çoi në arrestimin e Maduros.

Rodríguez është përpjekur të balancojë tensionet me Ëashingtonin, ndërkohë që synon të konsolidojë autoritetin e saj në vend, i ndarë politikisht dhe shoqërish nga mbështetësit e Maduros, opozita dhe elementë “Chavistë” që refuzojnë ish-udhëheqësin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB