Bayern i Mynihut humbet durimin me Upamecano, lojtari ende nuk po i përgjigjet ofertës për rinovim
Në Francë regjistrohet episodi i radhës në raportet e vështira mes Roberto De Zerbit dhe medias. Pavarësisht fitores me një lojë bindëse të Marseille së tij në sfidën ndaj Lens, trajneri italian është shfaqur me një vështrim të ashpër në konferencën për shtyp dhe u shfry duke sulmuar disa gazetarë që e kritikojnë me keqdashësi.
‘Po të kisha pasaportë franceze do të ishte pak ndryshe-tha De Zerbi-erdha këtu me shumë respekt, u lidha me Marseille sepse është një vend special, por shumë prej ju gazetarëve, jo të gjithë, ndiheni padronë. Unë nuk kam padronë’
Dhe e gjithë kjo në gjuhën italiane, sic ndodh zakonisht që nga momenti kur është ulur në pankinën e Olympique Marseille.
‘Ndoshta ndonjë trajner ju shkruan mesashe për ta mbajtur mirë me ju, unë nuk kam numrin e telefonit të askujt prej jush-vijoi De Zerbi-mund të shkruani çfarë të doni. Shumë prej jush e kanë me dashamirësi, shumë me keqdashësi. Kur nuk ka mirëbesim, mbaj vendin tim, por për mendimin tim, pasaporta ka shumë rëndësi për ndonjë prej jush. Por unë jam italian dhe jam i kënaqur për këtë. Gjithnjë kam qenë i respektueshëm dhe disponibël me të gjithë. Por dikush nga ju mendon se është padron dhe vjen në qendrën stërvitore si padron, por unë padronë nuk kam. Padroni është Franck McCourt që është edhe pronari im, por as ai nuk është francez’.
Një sulm frontal që ka shkaktuar një vorbull polemikash në median franceze me ‘L’Equipe’ që e kishte gati përgjigjen duke i kujtuar trajnerit se deri në sezonin e kaluar kishte thënë se i donte polemikat duke ngritur dyshime për të ardhmen e tij profesionale
‘Karakteri i tij i paparashikueshëm, impulsiv ngre pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tij për të mbajtur distancën e duhur dhe t’i rezistojë presionit të lartë-shkruante ‘L’Equipe’
‘Deklarata për pasaportën është shumë e rëndë. Mos ai do që të nënvizojë favoritizma në drejtim të trajnerëve franceze? Pavarësisht domëthënies që qëndron pas frazës së tij, qëndron fakti se ishte krejtësisht e pavend-shkruan ‘Le Parisien’.
Një polemikë e fortë që detyroi edhe Olympique Marseille të ndërhyjë me një komunikatë zyrtare me tone në dukje kërcënuese
‘Klubi kërkon të qartësojë në mënyrë institucionale disa interpretime të fundit në lidhje me raportet me median. Komunikimi ynë është përfshirë në kuadrin institucional të administrimit kolektiv e përcaktuar dhe e mbështetur nga bordi drejtues. Olympique Marseille nuk e praktikon as bojkotin e as censurën. Vendimet merren në funksion të strategjive të përcaktuara nga klubit. Klubi është në pozicionin që pret nga të gjithë gazetarët të respektojën rregullat e etikës dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo veprim kundër akuzave që sulmojnë imazhin e tij apo atë të bashkëpunëtorëve-theksohet në komunikatën e Olympiqe Marseille
Top Channel