“Po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme”, ICE mund të tërhiqet, a po lëkundet Trump?

26/01/2026 13:50

Stuhia dimërore që ka mbështjellë 22 shtete të Amerikës në një valë acari, nuk i ka frenuar protestat për vdekjen e infermierit 37-vjeçar Alex Pretti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dja disa shenja të lehta zmbrapsjeje pasi shpjegoi në një intervistë për Wall Street Journal, se administrata po “rishqyrton gjithçka” lidhur me të shtënat dhe deklaron se zyrtarët e emigracionit “në një moment të caktuar” do të largohen nga zona. Presidenti refuzoi të thoshte nëse agjenti federal që vrau Pretti-n veproi në mënyrë të përshtatshme.

Përplasja politike vazhdon mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale, siç u pa edhe të dielën në Minneapolis nga dy konferencat rivale për shtyp të guvernatorit Tim Walz dhe Gregory Bovino-s, drejtues i ICE. Për vdekjen e Prettit, Bovino fajësoi politikanët lokalë dhe të tjerë që “shpifin ndaj forcave të rendit”, dhe akuzoi “turma të dhunshme” se penguan arrestimin e një krimineli; ai deklaroi për CNN se agjentët e tij janë “viktimat e vërteta”, se Pretti donte t’i sulmonte dhe se ata janë zhvendosur diku tjetër “me detyra administrative”. Por Walz e dënoi ashpër  fushatën e shpifjeve kundër viktimës.

Edhe shefi i policisë lokale, që tani mbështetet edhe nga 20 rezervistë të Gardës Kombëtare, i akuzoi agjentët federal për dhunë të tepruar, teksa kujtoi se vitin e kaluar njerëzit e tij sekuestruan 900 armë dhe kanë arrestuar qindra kriminelë, “pa qëlluar asnjë edhe një herë të vetme”. Një pediatër dëshmoi në gjykatë se njerëzit e Bovino-s nuk e kishin lejuar që në fillim që t’i jepte ndihmë Pretti-t, por insistonin të shihnin licencën e tij mjekësore. Risia e momentit është se një grup i vogël republikanësh, mes të cilëve senatori Bill Cassidy nga Luiziana, po kërkojnë një hetim të pavarur të autoriteteve federale së bashku me ato shtetërore, të cilat deri tani janë lënë jashtë çështjes: “Besueshmëria e ICE-it dhe e Departamentit të Sigurisë Kombëtare është në rrezik”, tha ai.

Edhe guvernatori i Oklahomws Kevin Stitt u shpreh se  “tek shumë amerikanë, ajo që po shohim në televizion po shkakton shqetësime të thella” dhe se ata nuk e kuptojnë “qëllimin përfundimtar”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB