Panik në Tiranë, makina përfshihet nga flakët në ecje, nuk raportohet për të lënduar Po kalon pothuajse 1 muaj nga përmbytjet që prekën shumë bashki në vend duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori, por ende nuk ka një faturë të përgatitur nga ministria e financave dhe e bujqësisë sesa arrin vlera.
Edhe pse një pjesë e banorëve në shumë qytete ankohen se akoma nuk janë inspektuar në terren, Ministri Malaj thotë se vlerësimet po vazhdojnë. Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që në draftin e ri për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore do të përfshihen edhe përmbytjet.
Në konferencën e zhvilluar pjesë ishte dhe drejtoria e tatimeve e cila bëri të ditur se aksioni antiinformalitet do të shtrihet edhe në sektor të tjerë përveç ndërtimit si turizmi, siguria ushqimore dhe tregtia online, por pranojnë se nuk kanë një garanci nëse bizneset do t’i binden siç duhet.
Vet Tatimet si dhe Minstria e Financave pranojnë se një pjesë e vogël e bizneseve i janë përgjigjur thirrjes së tyre për formalizimin në paga duke treguar mungesën e efektivitetit të masave aktuale. Ndërsa të pyetur për rivlerësimin, vet ministri Malaj bëri të ditur se ky proces do të nis në gjysmën e parë të shkurtit.
Top Channel