“Opozita po bën atë që duhet”/ Protesta e 24 janarit para Kryeministrisë, gazetarja në ‘Top Story’: Kur drejtësia dhe qeveria janë përballë njëra-tjetrës…

26/01/2026 21:24

Gazetarja Mirela Milori është shprehur se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur duke dalë në protesta.

E ftuar sot në ‘Top Story’, Milori është shprehur se problemi nuk qëndron te protesta, por te ajo se çfarë vjen pas saj.

Gazetarja shtoi se kur drejtësia dhe qeveria vendosen përball njëra-tjetrës, kjo sjell  një klimë të mirë në vend.

“Opozita po bën atë që duhet të bëjë, po proteston. Tani a po i atashohen njerëzit protestës, kjo është pyetja. Nuk është problem për Partinë Demokratike të mbushë sheshin. Edhe në kohën e Lulëzim Bashës. Edhe më 20 shkurt të bëjnë protestë, prapë do e mbushin sheshin, do hedhin molotovë. Gjithë problemi është çfarë sjell. Në momentin kur drejtësia dhe qeveria janë përballë njëra-tjetrës, duket se ka një klimë të mirë. Por a është e aftë opozita të atashojë njerëz në protesta të vazhdueshme.

Nuk është një protestë e vazhdueshme. ‘Iku Edi Rama’, thoshte Lulëzim Basha. Nuk ka më revolucione si dikur. Për mua është një mendim arkaik. Edhe në Beograd nuk po rrëzohet Vuçiç, por protestat janë aty, studentët ngrihen.

Grupe interesi të prekura nga kjo qeverisje dhe jo ajo që do drejtësia, nuk po atashohen në këto protesta”, u shpreh gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB