Ismajli i pafat, diagnoza e tij kërkon të paktën një muaj rikuperim/ Rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë
Ratifikimi në Kuvend i projektligjit të aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes me ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, solli debat sot në studion e “Top Story”.
Ndërsa deputeti demokrat Ivi Kaso shpjegoi se opozita nuk votoi që Shqipërinë ta përfaqësonte Edi Rama, analisti Arjan Curri i ndërhyri duke i thënë se ftesa i ka ardhur kryeministrit Rama.
“Doni apo s’doni ju, Rama do shkojë në Uashington”, u shpreh Curri.
Pjesë nga debati:
Ivi Kaso: Është e pavërtetë të përsërisësh për të çuar Ramën në Bordin e Paqes apo në Uashington. Kemi votuar projektligjin në parim, pastaj nen për nen ai bën çfarë të dojë. Amendamentet tona që shprehnin kundërshtimin tonë u votuan kundër. Kjo marrëveshje për të kaluar donte vetëm 71 vota që PS i ka, por votat tona ishin qëndrim.
Arjan Curri: Ftesa ashtu ka ardhur. Ju keni votuar që ftesa të ndryshohet, që ftesa të dërgohet ndryshe se s’po ju kuptoj?
Ivi Kaso: Ne votuam për të ratifikuar që Shqipëria të përfaqësohet siç e parashikon Kushtetuta. Republika bën përgjigjen siç i takon. S’po merremi me ftesën, ne votuam që përgjigja të jetë ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Dhe ju e filluat emisionin me cinizëm dhe me gënjeshtër që kemi votuar për të çuar Ramën përfaqësues. Unë po i përgjigjem gënjeshtrës tuaj.
Arjan Curri: E keni votuar me qejf të madh madje dhe Rama do shkojë në Uashington, doni apo s’doni ju. Të enjten votuat pro dhe të shtunën e votuat për të shkuar në Uashington.
Top Channel