Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën 24 vjeçe.
Burime për gazetaren e Top Channel Vali Qyrfyçi, bëjnë me dije se prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë.
Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.
Ai është kthyer në Shqipëri së fundmi ku ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza.
Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë.
Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Top Channel