“Nuk e pëlqen fare Kristin”/ Flet miku i Krusitës: I njoh tipet e meshkujve që ka qenë e lidhur më parë dhe…
26/01/2026 17:17
I ftuar sot në “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i cili komentoi banorët dhe dinamikat e Big Brother VIP Albania 5.
Ai shprehu se Krusitën e njeh që të vogël dhe se është mik i mirë i saj, teksa komentoi afrimitetin e banores me Kristin.
“E kam parë afrimitetin me Kristin. Kristi po përpiqet me Stelinën, Brikenën i ka ardhur radha me Krusitën. Po përpiqet e do kartën e romancës. Është elokuent. Krusita nuk e pëlqen, nuk është opsion, e njoh mjaft mirë, njoh shijet e saj, tipet e mashkullit që ka qenë më parë sepse e kam shumë shoqe. Unë nuk mendoj që s’do shkonte as me Mateon”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.
Top Channel