Nis protesta e transportuesve serbë, bllokohet qarkullimi i kamionëve
26/01/2026 12:42
Transportuesit serbë kanë nisur protesta, duke krijuar një bllokadë të kamionëve, ndërkohë që veturat mund të kalojnë normalisht.
Situata më e tensionuar raportohet në pikën kufitare të Merdarës.
Kjo bllokadë pritet të ndikojë në qarkullimin e mallrave në Kosovë, pasi transportuesit paralajmërojnë se përveç pikave kufitare me Serbinë, do të ketë bllokada edhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Transportuesit nga këto shtete po ashtu do të ndalojnë përkohësisht qarkullimin e kamionëve, duke shkaktuar vonesa në transportin ndërkombëtar të mallrave.
Top Channel