Seattle Seahawks dhe New England Patriots do të jenë skuadrat që do të diskutojnë finalen e Super Bowl të këtoj viti që do të zhvillohet në 18 shkurt në Santa Clara.

Është kjo një përsëritje e finales së vitit 2015, por këtë radhë Patriots do të jenë pa quarterback legjendar Tom Brady me skuadrën e Seattle që do të kërkojë revanshin e humbjes së 11 viteve më parë.

Skuadra e parë që preu biletën për ngjarjen sportive më të ndjekur në SHBA dhe jo vetëm ishte New England që mundi Denver Broncos 10-7 në një ndeshje shumë taktike. Të dyja skuadrat e patën të vështirë të impononin lojën e tyre në një terren që ishte shumë i rrëshqitshëm për shkak edhe të reshjeve të forta të borës që pushtuan Empower Field në Denver, me Patriots që ishin në gjendje që të fitonin për herë të parë në playoff në këtë impiant

Ndërsa Seattle Seahawks fitoi ndaj Los Angeles Rams në Lumen Field me rezultatin 31-27. Njeriu vendimtar i ndeshjes ishte quarterback, Sam Darnold, që pas vitesh të tëra zhgënjimesh bëri lëshime të topit prej 346 yardësh dhe 3 touchdown duke e vendosur ndeshjen në drejtimin e dëshiruar nga Seahawks që në fund fitoi të drejtën e tij për t’u përballur në edicionin e 60 të finales së Super Bowl.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB