Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Një takim i ministrave të financave të G7 është planifikuar të mbahet nesër, nëpërmjet videokonferencës, i cili do të ketë të bëjë kryesisht me sigurimin e furnizimeve me metale të rralla, njoftoi sot Franca, e cila mban presidencën e Grupit të Shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë këtë vit.
Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Roland Leskier, “do të prezantojë prioritetet e Francës në kontekstin e kësaj presidence”, tha ministria e tij në një deklaratë.
“Diskutimet do të kenë të bëjnë gjithashtu me sigurimin e zinxhirëve strategjikë të furnizimit, në veçanti me metale të rralla”, sqaroi ai.
Do të diskutohet gjithashtu “mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën”, si dhe “ulja e çekuilibrave globale dhe krijimi i një kuadri të ri për partneritete ndërkombëtare”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore do të marrin pjesë në takimin e ministrave të financave nga Gjermania, Franca, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Takimi, fillimisht i planifikuar për 21 janar, u shty për shkak të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Roland Leskier tha të premten se G7 duhet të “mbetet një vend dialogu i ndershëm”, edhe pse “kjo nuk është e lehtë çdo ditë” përballë “një rendi botëror që është në rrezik të përmbyset”.
Më 12 janar, një sesion pune mbi metalet e rralla mblodhi së bashku vendet e G7, si dhe Meksikën, Indinë, Korenë e Jugut dhe Australinë, në Uashington.
“Masa të caktuara” u diskutuan atje, duke përfshirë një çmim minimal për disa metale të rralla, sipas Roland Leskier.
Top Channel