Në prag të Lojërave Olimpike Dimëore të Milano Cortina, presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, foli për mundësinë e pjesëmarrjes së forcave amerikane të sigurisë gjatë eventit. I pyetur për praninë e ICE(Immigration and Customs Enforcement) në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore, Fontana saktësoi se nuk ka ende konfirmime zyrtare, por se fjalët e tij janë fryt i një arsyetimi hipotetik.

Fontana në hipotezën e tij theksoi se nëse do të ketë të pranishëm agjentë amerikanë të sigurisë, roli i tyre do të jetë vetëm per mbrojtjen e personaliteteve amerikane që do të jenë të pranishëm, si zv/presidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio me objektivin e vetëm që të ruajnë paprekshmërinë e tyre personale.

‘ICE këtu do të mbante në kontroll vetëm zv/presidentin Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, pra do të jenë vetëm si masë mbrojtëse, por unë jam i bindur se nuk do të ndodhë asgjë-tha Fontana, që më pas u përgjigj me shumë siguri ndaj atyre që shprehnin shqetësimin për ngjarjet e ditëve të fundit të dhunës të regjistruar në SHBA, duke vënë në dukje diferencën mes dy realiteteve.

‘Ky është një tjetër diskutim që nuk ka të bëjë me ventin tonë, nuk ka të bëjë aspak në mënyrë absolute me problematikat që këtu mund të verifikohen-shtoi Fontana

Sipas presidentit Fontana, detyra e agjentëve amerikanë nuk do të ndryshonte, pavarësisht uniformës së veshur, pastaj detyra e tyre mbete që të jenë të vëmendshme që personaliteteve mos t’iu ndodhë gjë. Ndërsa një ditë më parë, Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ishte shprehur në këtë mënyrë në lidhje me praninë e ICE në Milano-Cortina 2026: ‘Nuk na rezulton prania në territorin kombëtare agjentë që i përkasin ICE, as tani, as në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore. Delegacioni amerikan, siç ndodh gjithmonë në këto raste do të shoqërohet agjentë të tij të sigurisë  që do të jenë zgjedhur në mënyrë autonome nga autoritetet amerikane, por që në çdo rast do të sigurojnë një shërbim pasiv të shoqërimit në mbrojtje të sportistëve’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB