“Je mirë, Romeo?”, David Beckham tall të birin pas fitores së United ndaj Arsenalit
Mundësia për të parë Lionel Messin të luajë në Kupën Libertadores me Inter Miamit, ndoshta nuk është një mision kaq i pamundur. Të paktën kjo është ajo që të lënë të kuptohet, fjalët e presidenit të CONMEBOL, Alejandro Dominguez në një intervistë për ‘Globo Esporte’ i cili e ka lënë të hapur mundësinë që skuadra nha Meksika dhe SHBA t’i bashkohen turneut më të rëndësishme për klube në Amerikën Latine. Por ai shtoi se në këtë pikë duhet edhe autorizimi i CONCACAF.
Është një temë që duhet diskutuar brenda CONCACAF. Ka ndodhur në të kaluarën, por i respektojmë konfederatat e tjera-tha Dominguez-megjithatë është një nder për ne që skuadrat e konfederatave të tjera e kanë Kupën Libertadores si pikë referimi për kompeticionet ndërkombëtare’
Së fundmi, trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano tha se do t’i pëlqente të merrte pjesë në Kupën Libertadores me skuadrën e tij aktuale ndërsa Jorge Mas, një prej pronarëve të klubit e tha akoma më qartë. ‘Unë po, do të doja të luaja në Kupën Libertadores, e kam thënë dhe e them publikisht-ishin fjalët e tij-besoj se kampionët e MLS dhe ata të Ligës meksikane e meritojnë një vend. Kam zhvilluar bisedime me CONMEBOL dhe Alejandron për të parë mundësinë e pjesëmarrjes në Kupën Libertadores. Ka precedentë, sepse klube meksikane kanë marrë pjesë më parë në këtë kompeticion’.
Të njëjtën temë diskutoi edhe Dominguez në intervistën e tij me Globo Esporte: ‘Porta ka mbetur e hapur, kujtoni që kanë qenë me ne duke luajtur këtu deri në 2017, por nëse duan të kthehen, duhet ta bëjnë këtë përmes CONCACAF’-tha Alejandro Dominguez. Skuadrat meksikane kanë luajtur në Kupën Libertadores nga 1998-2016
Top Channel