Barcelona blindon talentin e La Masia, me rinovimin e kontratës deri në 2031
Dikur ka qenë një nga klubet më të njohur të vendit tonë, që nga kjo e hënë nuk eziston më. Klubi Luftëtari Sh.a nga ku kanë dalë emra të tillë si Sefedin Braho, Arjan Bellaj apo Altin Haxhi, tani nuk ekziston më pasi nuk u regjistrua në aktivitetet kombëtare.
Ky është vendimi i marrë në Asamblenë e Shoqatës Rajonale Gjirokastër që me 9 vota pro dhe asnjë kundër e përjashtoi Klubin e Futbollit Luftëtari nga anëtarësia për shkak të mbylljes së aktivitetit. Luftëtari që në historinë e tij ka edhe një kualifikim në kompeticionet evropiane, ishte zhdukur që nga viti 2020, por tani u bë zyrtare pushimi i ekzistencës së këtij klubi, madje as në nivel amator. Gjithsesi, Gjirokastra e ka zëvendësuar Klubin e Luftëtarit me AF Luftëtari që është një skuadër krejtësisht e re dhe që nuk ka lidhje me skuadrën tjetër dhe që aktualisht është në Kategorinë e Parë.
Po kështu në Asamblenë e Shoqatës Rajonale Gjirokastër u zgjodh edhe kryetari i ri i saj dhe bëhet fjalë për Gligor Çabeli që ishte kandidat i vetëm për këtë post. Zgjedhja e tij për një mandat 4-vjeçar u bë në unanimitet të plotë
Top Channel