Hetimi amerikano-shqiptar/ TCH zbardh dosjen: Si kalonin me 35 mijë euro shqiptarët në Amerikë, njëri prej tyre ngeli “peng” Gazetari Artan Hoxha u paraqit këtë të hënë në SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai është paraqitur pranë Prokurorisë, për të dorëzuar audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit, protestën ku u vranë katër persona.
Pasi doli nga SPAK, Artan Hoxha dha një prononcim për mediat ku u shpreh se materiali i dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar.
Më tej ai shton se sipas audio regjistrimit, ‘vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me urdhër’.
“Ka qenë një deklarim i gjatë në lidhje me procedimin që ka hapur SPAK. Unë pata paraqitur një kasetë, dhashë edhe deklarimet për ngjarjet konkrete. Në vijim të atij deklarimi jam paraqitur sot. Kam dorëzuar kasetën origjinale. Është një kasetë diktofoni. Edhe kaseta e parë nuk është ekspertuar akoma.
Materiali që është dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar.
Tashmë kemi një indicie që të çon drejt provës. Ky audio regjistrim dëshmon qartë që vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, por janë bërë me urdhër dhe ka pasur hierarki që komandonte të gjithë forcat e Gardës”, tha Artan Hoxha.
Top Channel