E goditi më thikë në zemër ndërsa ajo po luante në trotuar/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të 9-vjeçares: Jam me skizofreni, nuk e dija që…

26/01/2026 18:27

Një 26-vjeçar nga Lituania akuzohet për vrasjen brutale të një vajze 9-vjeçare në Britani, e cila u godit me thikë në zemër ndërsa po luante në rrugë, pranë vendit ku punonte nëna e saj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 korrik 2022 në qytetin e Bostonit, në Angli. Viktima, Lilia Valutite, po luante me në një zonë për këmbësorë, kur u sulmua papritur nga i pandehuri, Deividas Skempas.

Sipas mediave Skempas mohon akuzën për vrasje me dashje, por pranon vrasjen nga pakujdesia me përgjegjësi të reduktuar, duke argumentuar se vuan nga skizofrenia. Prokuroria, megjithatë, këmbëngul se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.

“Ai e dinte që po vriste një fëmijë”, deklaroi prokurori gjatë seancës gjyqësore.

Gjatë gjyqit u bë e ditur se nëna e Lilias po punonte në një biznes pranë vendit të krimit, pa qenë në dijeni të asaj që po ndodhte vetëm pak metra larg.

Sipas prokurorisë, i pandehuri ngriti një barrikadë të përkohshme dhe priti me durim derisa këmbësorët e paktë të largoheshin nga zona. Më pas, ai iu afrua vajzës, duke nxjerrë një thikë nga xhepi i pasmë i pantallonave, dhe e goditi me forcë në trup.

Një oficer policie jashtë detyrës, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, fillimisht ndoqi të dyshuarin, por u kthye menjëherë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara, për t’i ardhur në ndihmë fëmijës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Lilia ndërroi jetë nga plagët e marra. Ajo u shpall e vdekur më pak se një orë pas sulmit.

Deividas Skempas u arrestua dy ditë më vonë, më 30 korrik, por gjendja e tij mendore u përkeqësua dhe ai u shtrua në spital për trajtim. Gjykatës iu tha se, në atë periudhë, ai ishte konsideruar i papërshtatshëm për t’u përballur me gjyqin.

Prokuroria konfirmoi se ekspertët bien dakord se i pandehuri është diagnostikuar me skizofreni dhe ka marrë trajtim për shëndetin mendor si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Lituani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB