Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli me prezencën e tij në ceremoninë e vitit të ri gjyqësor që bëri bashkë aktorët e drejtësisë, ndërkombëtarët dhe presidentin e vendit.

E ndërsa shefi i SPAK veshur me tunikën e prokurorit ndoqi aktivitetin, prokurori i përgjithshëm Olsian Çela në mungesë të tij i dha mesazhet përmes zëvendës kryeprokurorit Arqilea Koça. Qëndrimi i organit qendror të akuzës nge shqetësimin për mbivendosje kompetencash me Këshillin e lartë të prokurorisë dhe për këtë u kërkua ndarje kufijsh të qartë përmes ligjit.

“Ka nevojë për disa përmirësime në lidhje me qartësimin e fushave të përgjegjësisë së KLP dhe prokurorit të përgjithshëm. Në këtë kontekst edhe fushave të mënyrës së bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes tyre duke qenë se së sipas kuadrit ligjor në fuqi ka përgjegjësi në administrimin e sistemit të prokurorisë”, u shpreh zv. Prokurori i përgjithshëm Arqilea Koça.

Në një drejtësi që gjendet në vitin e dhjetë të reformës, ku vijojnë vakancat në gjykata dhe prokurori presidenti i vendit ka vlerësimin e tij.

“Jo se kjo varet nga ju, disa i ka në dorë ti zgjidhë qeveria e disa parlamenti, por ata që janë në dorën tuaj janë të rëndësishme dhe themelore për mbarëvajtjen e sistemit dhe reformës në drejtësi”, u shpreh Begaj.

“Për të gjithë është e qartë se drejtësia ka disa elementë vlerësues si: cilësia e vendimeve gjyqësore, solemniteti n gjykim, shpejtësia në gjykim, kuptueshmëria dhe qartësia e vendimeve, zbardhja e tyre në një kohë sa më të shpejtë për tu ekzekutuar, por mbi të gjitha përparësi merr besimi i publikut te drejtësia”, u shpreh Maks Haxhia.

Por si do ti kthehet drejtësisë besimi i humbur i publikut kur problem i parë që qytetarët kanë është backolgu prej gati 140 mijë çështje?

Në të gjitha këto deklarata backlog vazhdon që përkthehet pritje në radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB